| 
      
        | Varrezat
          e Dyrrahut ne krahasim me ato te Apollonise. |  
      
        | 
  
    
      | Eshte
        vertetuar nga burimet me te hereshme se Epidamni dhe Apollonia kane qene
        koloni helene te themeluara nga kerkyra e Korinthi, respektivisht ne
        shek. VII.Epidamni dhe Apollonia shek. VI.Pra mund te thuhet se keta dy
        qytete kane te njejte prejardhien helene.Rrjedhimisht keto dy qytete te
        vendosur ne dy vendbanime ilire shume afer njeri tjetrit duhet te kene
        pasur edhe nje zhvillim shume te perafert ndermjet tyre, sidomos ne
        zhvillimin shoqeror dhe ekonomik, maredheniet me vendasit ilire, ne
        marrdheniet tregtare e kulturore, istitucionet qeverisese etj.Duek iu
        referuar perfundimeve te botuara nga autore te ndryshem, per germimet ne
        varrezat e Dyrrahut dhe Apollonise, ne mendojme se nuk kemi nje
        ngjashmeri sa do te vogel sidomos ne ritin e varrimit, apo
        konstriksionin e varrezave etj.Ne Apolloni per cudi gjejme ritin e
        varrimit ne varreza me turma ne varr qendror te cilat jane
        karakteristike per iliret e lashte te epokes se bronxit e ate te hekurit,
        nga ana tjeter ne keto tuma gjenden sarkofage te mbuluar brenda tumes,
        varre te nderrtuara me konstruksion me qerpice, dhe kufoma brenda ne
        qypa prej balte te pjekur, te gjithe keto, elemente dallues per boten
        helene.Ne varrezat e zbuluara e te studiuara deri me sot nuk eshte thene
        gje lidhur me tipare karakteristike qe japin mundesine per te dalluar
        entitetin e popullsise qe eshte varrosur, aq me teper kur dihet shume
        mire se kolonet helen u vendosen fillimisht ne nje vendbanim te banuar
        ilir.Autoria e germimit dhe studimit te varrezes se Apollonise, a. Mano
        shkruan:"Ngritia e tumave qe eshte fenomen jo aq i zakonshem per
        kolonistet helen te ngulitur ne bregdetin ilir, presupozon qe
        varreza tumulare e Apollonise te jete perdorur kryesisht nga paria
        fisnore ilire, qe banonte ose brenda ne qytet ose ne rrethinat,Karakteri
        ilir i varrimit, pamvaresisht nga inventari materialeve greke, na
        imponon konkluzionin se varrimet me te lashta greke, na imponon
        konkluzionin se varrimet me te lashta tumulare(te gjysmes se dyte te
        shek. VI. para. Kri.) i perkasin shtreses se pasur ilire e cila po te
        gjykohet nga tipet e varreve dhe inventari i tyre sa po kishin filluar
        te helenizohej.Ne saje te marredhenieve qe kane pasur kolonet helen me
        vendasit, sidomos me parine fisnore te krijuar gjate procesit te
        shthuries se rendit fisnor tek iliret, nuk ka dyshim se duhen pranuar
        edhe bashkeveprimi dhe ndikimi reciprok midis kultures greke dhe asaj
        ilire.Bashke me tregtine maredhenie midis te ardhurve dhe vendasve u
        shtri jo vetem ne fushen e kultures materiale por edhe ne ate
        shpirterore".Kerkimet e bera ne nekropolin tumular te
        Apollonise, ne pergjithesi ky tip nekropoli ka qene perdorur ne shkalle
        te gjere nga paria fisnore vendase, pjeseperberese e popullsise se
        qytetit.Keta banore s'ka dyshim qe ndodheshin nen ndikimin e kultures
        helene dhe cmonin se tepermi objektet e lluksit te zejtarise greke.Por
        ne menyren e tyre te varrimit u ruajten dhe nje sere vecorish tipike
        vendase sic eshte ngritiar tumave, paisia me arme, perdorimi ne shkalle
        te gjere i ritit me vendosje kufome etj.Nekropoli tumular i Apollonise
        na jep nje sere te dhenash mbi lidhjet dhe ndikimet e ndersjellta, midis
        kultures vendase dhe asaj greke.Tumat e Apollonise pasqyrojme periudhen
        me te hereshme te ketyre lidhjeve, qe ne shekujt e pare te ekzistences
        se qytetit.Ne kete proces te gershetimit te dy kulturave nje rol te
        vogel ka luajtur, popullsia vendase qe banonte ose brenda ne qytet, ose
        ne rrethinat e tij.Nga sa u paraqit me siper, ne themi se konkluzionet
        qe arrihen nga A.Mano kane akoma shume nevoje edhe per te dhena te tjera,
        sepse ne se pranohet qe ne tumen e Apollonise eshte varrosur, paria e
        fiseve ilire ne sarkofage guri dhe me inventar luksi te ardhur nga
        Greqia, atehere del pyetja po oligarkia e koloneve grek, ku eshte
        varrosur?Nje pyetje tjeter do te ishte se tuma 1 e zbuluar, ishte
        teresisht me varre vetem ilire apo e perzier edhe me kolone helen?Ne
        kete drejtim do te vinin ne ndihme zbulimi edhe i tumave te tjera per te
        pare se cfar te dhena te tjera do te japin.Me veshtiresi mund te thuhet
        se kemi nje perzierie te natyreshme te popullsise ilire me ate helene qe
        ne shekullin e pare te ngulimit te koloneve ne kete qytet vetem ne
        gjysmen e dyte te shekullit te VI. para. Kri. se ne qoftese do te ishte
        e vertete kjo atehere duhet te pranohet se Apollonia ka qene nje qender
        e zhvilluar para se te kolonizohej nga kolonet helen.Eshte me intereste
        permendet se varrezat e dyta qe jane zbuluar ne fushen qe shtrihet ne
        perendim dhe jashte mureve te rrethimit te qytetit paraqesin tipare
        karakteristike te dallueshme nga ato qe pataqesin varrezat tumulare te
        vendosura ne zonen kodrinore, ne lindje te qytetit.Pervec faktit kohor
        ne kete rast duket se pushtuesit romak krijuan nje situate te re ne
        shume drejtime te zhvillimit te jetes qytetare te Apollonise.Kjo u shfaq
        edhe me shume ne marredheniet ekonomiko-shoqerorene kolonine e re te
        Dyrrahut.Per kete arsye ne varrezat e dyta te shek. II-I para. Kri. te
        Dyrrahut c'faqen me shume elemente te perbashket me ato te
        Apollonise.Ndersa periudha para romake nuk mund te ndiqet nga ana
        kronologjike. sidomos per periudhen fillestare shek. VII-V. para. Kri.
        Ashtu si ne Apolloni edhe ne dyrrah, sepse kjo periudhe nuk perfaqesohet
        fare ne Dyrrah, sepse duhet kerkuar ne epidamn e lashte, kurse ne
        Apolloni materiali i zbuluar korrespondon me zanafillen e themelimit te
        kolonise helene te Apollonise shek. VI. para. Kri.Pitosat e medhenj qe
        jane sjelle nga Korinthi dhe qe tatohen si te shek. VI. para. Kri. te
        zbuluara ne Apolloni e Dyrrah, na bejne te mendojme se ne apolloni ato
        kane ardhur se bashku me  kolonet qe i kishin ne perdorim kurse per
        ata qe banonin ne Dyrrah para se te strehoeshin kolonet helen ne kete
        vend.Prandaj pitosat e Dyrrahut nuk duhet te konsiderohen si pike
        referimi per ekzistence e qytetit qe ne kete kohe por si elemenete per
        te vertetuar se oligarket e debuar nga Epidamni u strehuan aty afer ne
        nje vend te banuar te njohur nga ana e tyre dhe qe kishin marredhenie me
        iliret e Dyrrahut.Keshtu mund te mendohet edhe per terrakotat e zbuluara
        ne Dyrrah, apo edhe ndonje reliev ose gur i mbishkruar gjetur ne
        rrethinat e Durresit,.keto jane materiale te levizshme, ajo qe ka
        rendesi per kete problem eshte fakti se akoma edhe sot nuk eshte gjetur
        i pa levizur nga vendi as edhe nje bllok guri te ndonje monumenti te
        periudhes para shek. te V. para Kri.shtojme ketu edhe L. Hezei ne fund
        te shek. XIX. Shkruan:Mund te themi se nuk kemi ndeshur as edhe nje
        gur antik te vetem, akoma te pa levizur nga vendi, qe te na jape nje
        pike referimi fikse , per te hartuar planin e qytetit grek ose romak.Mendimet
        tona nuk gjejne nje perputhje te plote edhe me te dhenat perfundimtare
        qe jepen nga arkeologjia H. Hidri, ne botimin e fundit te saj ne
        artikullin e titulluar "Disa te dhena mbi topografine e nekropolit
        antik te Dyrrahut",ku nder te tjera thuhet:"Deri tani kemi
        arritur ne perfundimin se varreza me e hereshme e gjithe nekroploit, e
        cila lidhet me banoret e pare themelues te qytetit eshte ajo e kodrave
        Daute qe datohet e fillimit te shek. VI".Ne mendojme se varreza
        me e hereshme qe lidhet me banoret e pare themelues te qytetit duhet te
        jepte materiale te fillimit te shek. VII. para Kri. dhe jo te fillimit
        te shek. VII. para. Kri. dhe jo te fillimit te shek. VI. para. Kri.per
        derisa dihet se Epidamni kolonizohet rreth vitit 627 para Kri.Kjo e
        dhene duket qarte se varreza nuk i perket Epidamnit te lashte por
        Dyrrahut sepse sikunder e pohon me poshte edhe vete autoria qe
        vazhdon.Kjo berthame e lashte e varrezes ka pasur nje perdorim te
        panderprere edhe mund te themi intensiv ne shek. VI. para. Kri.Ne te
        njejten kohe shtrirjen maksimale apo ndoshta nje perdorim te mvarur nga
        nekropoli i Dautes ka pasur varrezat e kodrave Kokamane.Faqja jugore e
        ketyre kodrave ka dhene edhe gjetje te shek. VI. para. kri. por
        materiali mbizoterues i takon shek. IV-II. para. Kri.Me poshte autoria
        shton se lidhur me vazhdimesine ajo eshte plotesisht e qarte per pese
        shekuj me radhe me nje nderprerje ne shek. V. para. Kri. gje qe e kemi
        shpjeguar me mungesen e gjetjeve te deritanishme.Nga te dhenat e me
        siperme ne jemi te mendimit se ajo qe presupozon nje zanafille te
        vertete te qytetit te Dyrrahut eshte pikerisht shek. VI. ashtu sikurse e
        verteton perdorimi intensiv i varrezes ne kodren Dautaj edhe ne ate te
        Kokamanit.Ne vazhdim ne te njejtin artikull thuhet se:Nje interes te
        vecante ne dhjetevjecarin e fundit ka paraqitur edhe zbulimi i rrenojave
        te nje tempulli arkaik ne maje te kodres Piotike, kontrolloet gjate
        viteve 1980-1984 nxorren ne drite materiale ndertimi te periudhes
        arkaike ne majat e kodrave Pitoke e Kazane, por ato nuk paraqesin
        mundesi per germime per shkak te demtimit ne thellesi te shtreses
        kulturore.Lidhur me pranin e tempujve ne vargun e kodrave te Dyrrahut
        shkruan edhe Lukai.E kemi te veshtire me keto te dhena kaq te paketa pa
        nje pershkrim te hollesishem te materialit te ndertimit qe eshte gjetur
        ne majat e kodrave te permendura qe te mund te besohet vertet se nuk ka
        gjurme te besueshme per ekzistencen e tempujve arkaik.Lidhur me citimin
        e Lukanit theksojme se sic e kemi pohuar edhe me siper Lukani ne rastin
        e dhene ben fjale per qytetin e Epidamnit dhe jo te Dyrrahut.Eshte me
        interes te permendim faktin qe deri me sot ne Durres nuk jane zbuluar
        sarkofage guri si ato te Apollonise te periudhes arkaike te shek. VI.
        para. Kri. por duhet theksuar se ne durres qe ne fillim te shekullit te
        kaluar eshte gjetur nje sarkofag prej mermeri, i gdhendur rreth e qark
        edhe mbi mbulese me relieve skenash te ndryshme nga mitologjia
        arkaike.skenat jane te gdhendura si zakonisht ne gjysme reliev me nje
        gdhendie artistike te perkryer.Fatkeqesisht ky  sarkofag kaq me
        vlere nuk zbukuron muzeun arkeologjik te Durresit por ate te
        Stambollit.ky sarkofag datohet i periudhes romake shek II pas
        Kri.Sarkofagu, u gjet i pa dhunuar dhe kur u hap per here te pare brenda
        tij u gjeten shume objekte prej ari dhe gure te cmuar ndermjet ketyre u
        gjet edhe nje shpate, nje heshte dhe nje perkrenar.Duke gjykuar nga
        gjithe keto objekte me vlere dhe nga sarkofagu i gdhendur ne mermer te
        bardhe me skena te ndryshme nga mitologjia mund te supozohet se ne te
        ishte varrosur nje personalitet i shquar dhe me funksione te larta ne
        qytet.Nga menyra e trajtimit artistik, sarkofagu, mund te krahasouhet me
        statujen e gjymtuar qe eshte gjetur ne Durres.Nisur nga dekoratat e
        gdhendura ne parzmoren e personit qe paraqitej ne kete statuje kuptohet
        se ajo paraqiste nje oficer madhnor te flotes luftarake romake i cili
        mund supozohet se ishte varrosur brenda sarkofagut qe permendem me
        siper.Kjo statuje eshte ekspozuar ne muzeun arkeologjik te qytetit te
        Durresit.ne kete qytet eshte gjetur gjithashtu edhe nje sarkofag tjeter
        prej mermeri i gdhendur me nje dekoracion te thjeshte.Kapaku i
        sarkofagut u gjet i thyer gje qe tregon se sarkofagu ishte dhunuar qe ne
        kohe shume te hereshme.Me kete paraqitje te burimeve historike dhe te
        dhenave qe dalin nga rezultatet e germimeve arkeologjike te njohura deri
        me sot mendojme se krijohet nje perfytyrim me i drejte dhe i argumentuar
        lidhur, ne radhe te pare me Epidamnin dhe Dyrrahum si dy qytete te
        vecanta te lashta ilire, se dyti per Epidamnin qe kolonizohej nga
        kerkyra dhe shperberjen e tij si qytet i zhvilluar, per arsye fillimisht
        te trazirave te brendshme qe e cuan ne luften civile, dhe pastaj, te
        shkaterrimit te tij nga kerkyrasit si rezultat te qendrimit te tij qe
        mbajti gjat luftes e Peloponezit, si aleat i Korinthasev dhe se treti
        per here te pare trajtohet menyra e zhvillimit te ngjarieve historike qe
        cuan ne krijimin dhe zhvillimin e qytetit te Dyrrahut si qytet ilir dhe
        me pastaj si nje qytet i perzier me kolone helen arrin te behet nje
        qytet bregdetar me shume rendesi per kohen e lashte.Mendojme se edhe te
        dhenat qe paraqiten lidhur me percaktimin topografik te qytetit te
        Epidamnit jane te pranuara nga analiza e hollesishme e burimeve
        historike, ashtu edhe nga zbulimi i njeres nga hyrjet e qytetit te
        Epidamnit.Deshmi kjo qe verteton plotesisht vend ndodhjen e qytetit te
        ndertuar mbi informacioninshkembor qe zgjatej ne thellesi te detit, dhe
        qe eurozioni dhe dallget e fuqishme te detit e kane permbytur te gjithe
        qytetin.Rrenojat e te cilit jane ne fund te detit, kurse varrezat e tij
        shtrihen ne pllaje te kodres se kalase se Turres.I pare ne pergjithesi
        trajtimi qe i behet zhvillimit te ngjarjeve historike ne kendvend
        veshtrimet tona, kerkon qe te ndryshoje qendrimi ndaj paraqitjes
        historike te vend banimeve ilire ne bregdetin e Adriatikut dhe
        themelimit te kolonive helene dhe romake ne kete bregdet.Kjo do te ishte
        edhe nje nga detyrat kryesore te historianeve dhe arkiologeve shqiptare
        te cilet duke u bazuar ne te dhena te sigurta ndihmohen shume per te
        arritur edhe mendime perfundimtare te drejta.Nga mendimet e shprehura ne
        dy shekuj me pare nga studiuesit e medhenj, L. heuzey dhe h. Dumet te
        cilet sic thame kalimisht vizituan qytetin e Durresit dhe shprehen nje
        mendim te shpejtuar, sic e  thone edhe vete ata nuk gjeten as
        edhe nje monument te pa levizur nga vendi qe ti perkiste shek. V-VI.
        para. KriKeta dy autore shprehen mendimin se Epidamni dhe Dyrrahu ishte
        nje qytet i ndertuar ne nje truall te perbashket, nen themelet e
        rrenojave te Durresit te sotem.Sot ka ardhur koha qe pas gjith atyre
        studimeve historiko-arkeologjike te vihen pikat mbi "i" ne
        menyre qe te sqarohen drejt gjith problemet qe dalin ne kete fushe, dhe
        te ngrihetne shkalle me te larte historia mbi iliret dhe shqiptaret e
        hershem.Per here te pare qe po analizohen me hollesi te gjitha burimet e
        shruara nga autore te ndryshem ne te cilet sic dihet eshte bazuar edhe
        koncepti i ilireve mbi trevat qe banoheshin nga iliret mbi qytetet ilire
        dhe ne kolonite helene dhe romake qe jane themeluar ne iliri.ballafaqimi
        i tyre me rezultatet kryesore te germimeve arkeologjike te deri sotme na
        lejojne qe problemit te themelimit te Epidamnit dhe Dyrrahut ta shohim
        me nje kenveshtrim tjeter nga ai qe eshte pare deri me sot.ne
        pergjithesi duke perfunduar, mund te themi se ne kete punim kemi njohur
        shume fakte, shume mendime te cilat duke u lidhur midis tyre perbejne
        nje hap shume te rendesishem per zgjidhjen e problemit qe po
        trajtojme.Ftoj me dashamiresi arkeologet durresake qe te thone me fakte
        te reja fjalen e tyre perfundimtare. |  |  |