Home
Chat
SMS
M@il
Links
Histori
Muzike
Forumi
Turizem
Fotografi
Kartolina
Numratori
Horoskopi
GuestBook
Kerko Ne Web
Pjesa e Peste Te Dhena Toponomastike Per Qytetin e Epidamnit
MotiThe 3-day forecast
Te Dhena Toponomastike Per Qytetin e Epidamnit.
 

    Ne afersi te Kalase se Turres, ne anen juglindore te saj rreth 3km larg ndodhet fshati i Damnit.Ky emer pak sa i deformuar mendojme se eshte nje trashegimni e emrit Damen, te cilin kolonet helen e shnderruan ne ETTIDAAMNOS...Emri Epidamn eshte konsideruar si emer me origjine ilire, poashtu sikurse permendet ne burimet natike Epi-damn ose Epi-damno-os i perbere nga parashtesa Epi, qe nder te tjera ka edhe kuptimin siper ose mbi.Ne kete rast emri ilir do te ishte Damn.Kurse os eshte mbaresa e emrave ne gjuhen greke.Ndryshimi i emrit ilir Damn ne emrin e sotem Domn, konsiston ne kthimin e zanores "a" ne "o" nje nderrim fonetik edhe sot i perdorur ne dialektin tiranas.Sikurse shihet ky toponim nuk mund te jete nje rastesi por eshte nje trashegimni shume e lashte e merit fillestar te qytetit ilir Damn qe eshte ruajtur deri ne ditet tona.oponimi ne afersi te vendit ku ne mendojme se ndodhej qyteti i lashte i Epidamnit na ndihmon ne percaktimin topografik te ketij qyteti.Lidhur me kete problemdo te permendim edhe nje toponim tjeter, i cili gjithashtu eshte nje trashegimni e merit te lumit Palam, te permendur nga Skilaksi i mbeshtetur tek Hekateu dhe autore te tjere te shekullit VI-V para Krishtit.Ai thote:"Palami rrjedh prane qyteti te Epidamnit"Trashegimin e emrit Palam, sot e gjejme ne nje fshat qe ndodhet ne skajin verilindor te fushes se Kavajes, i cili mban emrin Pallamans.Ky fshat eshte rreth 5 km larg perroit te Dacit, i cili sic do te shohim me poshte mendojme qe ky perrua te kete qene shtrati i vjeter i lumit te lashte Palamnit.H. Myrto duke kundershtuar Weithn, i cili mendon se perroi o Kavajes ishte lumi i lashte Palamn, ne gjurmet arkeologjike te rrethit te Durresit ka gjetur nje perrua te vogel prane fshatit Tilaj qe sot sipas H. Myrtos quhet Palama, dhe qe dikur derdhej ne Leshniqe.Ne mendojme se ai mund te kete pasur rrjedhen e vet nga veriu dhe atehere hidronomi Palama ruan vetem emrin e Leshniqes se lashte.Emri i fshatit Pallamans apo i perroit te vogel Palama jane trashegimni e emrit Pallamn, te identifikuar ne shtratin e lumit te Shkumbinit, i cili sic kemi thene kalonte permes fushes se Kavajes dhe ne shtratin e perroit te Dajcit.Emrat e siperpermendur i gjejme sot te vendosur rreth 5km me ne verilingje te gryke derdhjes se Palmnit te lashte.Kjo cvendosje ka te ngjare te jete bere per shkak permbytjeje, ose edhe pas cvendosjes se shtratit te Shkumbinit ne drejtim te jugut pikerisht aty ku ndodhet edhe sot ky lum.Emri i vjeter Palamni krahasuar me emrin e fshatit Pallamans apo me ate te perroit Pallama duket qarte qe eshte nje trashegimni e vertetuar plotesisht edhe pse kane kaluar me teper se 2600 vjet.Se fundi do te shqyrtojme dhe nje toponim tjeter po aq te rendesishem per problemin qe po trajtojme, eshte fjala per Kepin e Lagjit i cili ne gjeofine fizike te Shqiperise, permendet edhe me emrin Kepi Melis.Per nje emertim te tille kemi demin  e St. Bizantinit, sipas te cilit Dyrrahioni, qytet ilir, u quajt Epidamn, vajza e te cilit, Melisa lindi Poseidonin djalin Dyrrahion.....prej se ciles vendi ka marre emrin Melissonios, ku Poseidoni u bashkua me te.Si perfundim shtojme se paraqitja me e detajuar e burimeve historike si edhe te dhenat arkeologjike me te fundit, te sjella ne kete punim, bejne qe problemi i percaktimit topografik te dy ne kete punim, bejne qe problemi i percaktimit topografik te dy qyteteve te lashta Epidamnit dhe Dyrrahut, te qartesohet, te argumentohet dhe te dokumentohet me mire.


Copyrigh © 2002 Durresi.iT