Home
Chat
SMS
M@il
Links
Histori
Muzike
Forumi
Turizem
Fotografi
Kartolina
Numratori
Horoskopi
GuestBook
Kerko Ne Web
Horoskopi i Dites.
MotiThe 3-day forecast
Horoskopi i Dites.
 
[ 03/12/2003 ]
[ Horoskopi ]
DASHI (20/III-20/IV)
- Nëse gjërat do të vareshin nga ju do të gjenit mënyra të ndryshme për të kaluar ditën por detyrat duhen realizuar, me partnerin duhet të jeni më të qartë e të sinqertë mos kini frikë të flisni hapur e ti thoni si i mendoni gjërat.
DEMI (21/IV-20/V)
- Kërkoni praninë e miqve të afërt e ti jeni mirënjohës pasi do ju ndihmojnë për të zgjidhur një problem tuajin, një atmosferë e mirë me personin e dashur ku do të kaloni një mbrëmje të këndëshme në kinema ose para televizionit.
BINJAKET (21/V-20/VI)
- Kujdes mos merrni përsipër punë të rëndësishme pasi mund t'ju sjellin humbje të mëdha parash, do të përjetoni emocione të mëdha në jetën sentimentale e veçanërisht ana seksuale sjelli kënaqësi.
GAFORRE (21/VI-22/VII)
- Keni një kapacitet të jashtëzakonshëm nga i cili duhet të përfitoni për të zgjidhur disa probleme në fushën financiare, intuita do ju ndihmojë për ti nuhatur gjërat që në fillim e për të reaguar në kohën e duhur . Mos e shpërdoroni lekun.
LUANI (23/VII-22/VIII)
- Disa keqkuptime do mund ti sqaroni më shpejt nga se e kishit menduar, për të patur një dialog të qetë me miqtë e të afërm duhet të jeni tolerantë e të këshillueshëm, mundohuni të gjeni se çfarë nuk shkon në raport me partnerin.
VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)
- Dëshira për të realizuar projekte të mëdha nuk do ju mungojë por ju duhet dhe pak inisiativë për ti çuar deri në fund mendimet që keni në kokë, e veçantë do të jetë lidhja me partnerin e ndërsa për beqarët do të kenë njohje të reja.
PESHORJA (23/IX-22/X)
- Do ndiheni të lodhur e të stresuar për shkak të rutinës së përditshme që po kaloni, ndaj keni nevojë për të ndryshuar ambjent e për tu qetësuar pranë njeriut të zemrës ku do mund të kththjelloni idetë tuaja .
AKREPI (22/X-21/XII)
- Impenjimi juaj në punë e studio do të jetë maksimal, falë inteligjencës e intuitës suaj do mund të fitoni mbi kolegët e punës autoritetin e duhur, do të përmirësoni situatën me partnerin tuaj. Kujdesuni shumë për shëndetin .
SHIGJETARI (22/XI-21/XII)
- Në momente të veçanta e tregoni dhe e shfaqni tamam veten ashtu si jeni por mos u bëni të padurueshëm pasi gjërat do bëhen në kohën e duhur,mos u bëni pasesiv në dashuri por kushtojin i pak kohë partnerit tuaj.
BRICJAPI (22/XII-20/I)
- Yjet ju këshillojnë të jeni të duruar e ti përballoni me kujdes disa ngacmime që do ju bëhen nga disa persona që nuk e prisnit.Mos u bëni xhelozë pa shkak e të dyshoni pa ndonjë arsye të veçantë.
UJORI (20/I-19/II)
- Fantazia nuk do ju mungojë prkundrazi do ju ndihmojë të arrini sukse të papara që do të jenë në favorin tuaj.Nëse jeni çift do kaloni një ditë të qetë e të lumtur ndërsa për ata që janë vetëm do kenë aventura të reja.
PESHQIT (20/II-19/III)
- Për ju të lindurit e kësaj shenje do jetë një ditë me shumë fat e okazione, do merrni shumë dashuri nga partneri e do ndiheni të realizuar në gjithçka. Ata që janë beqarë do marrin ftesa për darkë nga njerëz që janë të interesuar për ju.
   


Copyrigh © 2002 Durresi.iT