Home
Chat
SMS
M@il
Links
Histori
Muzike
Forumi
Turizem
Fotografi
Kartolina
Numratori
Horoskopi
GuestBook
Kerko Ne Web
Pjesa e Trete Binomi Epidamn Dyrrah Ne Kohen Romake
MotiThe 3-day forecast
Binomi Epidamn Dyrrah ne kohen romake.
 
    Ne kohen kur romaket dalin ne skenen historike, dhe interesohen per bregdetin e Ilirise jugore ata gjejne ne perdorim emrin e Epidamnit qe gjenin ne burimet helene dhe ne perdorim te marinareve grek, dhe nga ana tjeter qyteti i Dyrrahut.Autore te ndryshem mundohen qe te gjene nje shpjegim te ketij problemi.Gjeografi Melea i shek I pas krishtit, ne vepren e tij mbi ndertimin e botes thote se Dyrrahu me pare quhej Epidamn dhe romaket ia ndryshuan emrin per arsye se u ndillte te keqen.Dion Kasi, historian i madh grek i shek II-III pas Krishtit, ne Historine Romake, shkruan; Dyrrahu ndodhet ne ate toke, e cila e perkiste ilireve, parthine,kurse tani eshte athere atehere sigurisht ka qene dhe eshte toke e Maqedonise, dhe eshte qytet i rendesishem, qofte ky Epidamni i kerkyrasve, qofte i ndonje tjetri.Ata qe shkrojten per te dhe per themelimin, dhe emrin e tij e lidhin me heroin Dyrrah por te tjere thone se vendi u quajt, Dyrrachium prej romakeve, per shkak te veshtiresise qe paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnos ne gjuhen latine ka kuptimin e demit, dhe keshtu e quanin se eshte nje shenje e keqe per zbarkimin e tyre ketu.Duam te terheqim vemendjen me te dhenat qe kemi nga M. a. Lukani i cili thote se: "Pertej deti i gjere shtrihet, qofte kur anijet me vela shkojne drejt skeleve te tua o kerkyre, qofte kur majtas synohet Epidamni ilir, duke u drejtuar drejt valeve te Jonit.Ketu strehoen varketaret, kur Adriatiku te gjitha fuqite e veta i ve ne levizje, dhe kur Keraunia fshihet ndermjet reve, dhe kur Sasoni Kalabrik, zhduket nen valet shkumbuese"(fq. 45) dhe ne librin VI. vazhdon :"Ai [Qezari] porsa pa se dhendri [Pompeu] nuk mund te terhiqej ne lufte, se i shmangej cdo luftimi, duke pasur besim vetem ne ledhin e mbyllur, levizi ushtrin dhe fshehurazi neper rruget plot shkurre dhe neper ara te Dyrrahut, i pari  kerkoi te zinte majat.I madhi [Pompe] i doli perpara neper rruge bregdetare dhe ne ate kodren te cilen banori Taulant e quan "Petra", ngriti lemin.Ai ruan muret e Efyres (Kerkyres) duke mbrojtur qytetin, qe do te ishte i sigurte edhe vetem me kullat e tij".Ajo qe mbrohet ketu nuk eshte nje pune e natyres, por nje mur i ndertuar, sa do larte qe te ngrihet ne ajer, keto ndertime te bera me pune njerezore i perkulen pa veshtiresi rrebeshit te luftes dhe viteve, qe shkaterrojne cdo gje.Por as ata qe e forcuan kete vend, natyren dhe pozicionin e vendit asnje hekur nuk mun ta shkaterroje, i rrethuar nga nje humnere e pa fund, ne cdo ane dhe nga nje det qe vjell shkrepa, ketu do te hapim nje paranteze per t'i bere nje verejtje perkthyesit te tekstit i cili shton ne kllapa [Dyrrahu] kurse autori antik ben pershkrimin e "Petres" dhe jo te Dyrrahut i cili ne kete rast ishte i mbrojtur nga ushtria e Pompeut, prandaj ne kllapa duhej te ishte [Epidamni].Kjo ka rendesi te vecante sepse edhe pershkrimi qe vazhdon, kuptohet qe behet fjale per Epidamnin dhe nuk i pershtatet ne asnje menyre pozicionit gjeografik qe ka Dyrrahu vazhdimi i Lukanit: do te ishte ishull,  pa kodren e vogel.Mbi thepat e tmerrshme per anijet, mbeshteten muret dhe kur fryn era e vrrulleshme e jugut ngrihen dallget e Jonit, lekunden tempujt dhe shtepite dhe deti shkumezon deri na cati (fq. 101-102) ketu do te mesojme se "Petra" eshte pikerisht skela e vogel ku Ana Komnea permend rrenojet e Epidamnit antik, dhe ku zbarkoi ushtrin R. Guiskardi, ne opreacionet per sulmin e Durresit qe mbrohej nga ushtria bizantine.Nga sa Thame deri tani mund te mendohet se gjate shek. IV para Krishtit, ne burimet greke permendet gjithmone vetem emri Epidamn, ndersa nga fundi i shek. III. Para Krishtit ne luften e pare iliro romake shfaqet Dyrrahu i cili pushtohet nga ushtria romake edhe me vone emerohet kolonia Dyrrachinorum.Nga te gjitha dokumentet epigrafike greke apo latine te zbuluara deri me sot ne Durres, vetem njeri prej tyre ka nje vlere te vecante per sqarimin e binomit Epidamn-Dyrrah.E kemifjalen per mbishkrimin e zbuluar nga Hezei-Duma ne vitin 1886.Ky mbishkrim, sot ndodhet ne muzeun e shumenjohur te Luvrit, i inventarizuar dhe i botuar C. I. L.Ne botimin e Hezeit-Duma ka nr.152 faqe 370.Mbishkrimi eshte ne gjuhen latine, me germa temedha kapitale, ne 11 rreshta.Rreshti i pare mungon teresisht, ne rreshtat qe vazhdojne mungojne 2-3 germat e fundit.Megjithe keto mungesa autoret e botimit kane arritur ta lexojne teresisht dhe e kane perkthyer ne frengjisht permbajtjen e ketij mbishkrimi.Ai konsiderohet si me shume interes.Autoret ndjehen te befasuar per faktin se mbishkrimi i dedikohet nje kaloresi romak, i cili eshte me origjine nga Epidamni dhe njekohesisht mbrojtes i kolonise Dyrrachinorum.Per kete Arsye autoret shprehen se ketu ka vend per nje hipoteze sipas te ciles, personazhi ne fjale nuk do te kete qene me origjine nga vete qyteti i Dyrrachinorumit, por nga nje kala e lashte greke e Epidamnit.Kete qytet Pausania e dallon ne shek. e II. pas Krishtit nga qyteti romak i Dyrrachiumit.Mbishkrimi qe po studiojme, thone autoret, behet keshtu nje prove e re ne favor te opinionit qe ndan te dy keto vendbanime.

Mbishkrimi i Luvrit.

...........................................          ......................................                                                                     EPIDAMNOSY..                        Epidamno  Sy {ro}                                                                                       EQR   AEDIIVIRQ                     eq(uiti)r(omano),aed(ili),Iivir(o)q                                                      {(uinq(uennali FLAMINI         AVGV... flamini Augu(sti)                                                                    PATRONO COL Dy..                patrono Col( onia) Dy {r(rhachinorum. )}                  FABRITIGNVARIIPB..             fabri tignuarii pr {ae-}                                                            FECTOSVOPERPET..                fecto suo perpet[uo]                                                         OBMERITAEIVSOV..               ob merita eius qu [ae]                                                         INSESAEPIVSLIBIE..                in se saepius libie[nt(er)]                                               CONTVLITPOSVERV..             contulit,posueru[nt]                                                                                      L  D  D   D

    Lidhur me binomin Epidamn Dyrrah, po japim dhe nje te dhene tjeter nga Ana Komnea, ne shek e XII, ajo sgkruan se Robert Giuskardi fushoi mbi rrenojat e Epidamnit antik.Eshte fjala per zbarkimin e Robertit ne afersi te Durresit nga ku pergatitej per sulmin kunder tij.Kjo autore na e paraqet Epidamnin te rrenuar ne germadha, por qe vendi njihej me emrin Epidamn dhe ajo na le te kuptohet se ai gjindej ne bregdet ku mund te zbarkonin e fushonin ushtaret e Robertit, ne pergatitje per te sulmuar Dyrrahun, i cili ne kete kohe ishte limani me i madh i bizantit ne bregdetin lindor te Adriatikut.Te dhenat e kesaj autoreje jane me shume interes sepse ato tregojne per rrenojat e Epidamnit dhe se vendi idhte akoma vendi ishte akoma i papershtatshem per zbarkimin e flotesh ushtarake te R.Guiskardit.Ne kete menyre ajo na tregon gjitshashtu se ne afersi te Dyrrahut ne jug te tij ishte nje liman ku ndodheshin germadhat e Epidamnit duke nxjerre ne drite dy qendra bregdetare me emra te vecante Epidamn dhe Dyrrah.Eshte me interes te permendim se i njejti vend, pra aty ku ishin germadhat e Epidamnit, sipas pershkrimit te hollesishem qe i ben atij J. Cezari.Pompeu nxitoi te ngrehe kampin ne kete vend, ne menyre qe te mos pushtohej ai nga Cezari, sepse kjo skele do te ishte, shume e pershtatshme per zbarkimin e trupave qe ai priste nga Italia.Ne kete vend Cezari e permend me emrin "Petra Bianca" emer te cilin e kishte marre vendi ne kohen e tij.Historiane te shekujve te fundit kete vend e identifikojne me Shkembin e Kavajes, ku per mendimin tone nuk ka vend per te zhvilluar gjithe ato ngjarje luftarake qe u zhvilluan ne vazhdim ndermjet ushtrive te Pompeut qe mbronin limanin dhe trupave te Cezarit qe donin ta zaptonin me cdo kusht.Ne shprehim mendimin se limani i vogel qe donte te shtinte ne dore me cdo kusht Cezari ishte pikerish limani ku ndodheshin rrenojat e Epidamnit antik, pikerisht aty ku edhe fushoi R. Guiskardi ushtrin e tij, ne perpjekjet e tij per te marre Dyrrahun qe mbrohej nga ushtria bizantine.


Copyrigh 2002 Durresi.iT