Home
Chat
SMS
M@il
Links
Histori
Muzike
Forumi
Turizem
Fotografi
Kartolina
Numratori
Horoskopi
GuestBook
Kerko Ne Web
Pjesa e Dyte Epidamni Dhe Dyrrahu Ne Burimet e Dy Shekujve Te Fundit
MotiThe 3-day forecast
Epidamni dhe Dyrrahu ne burimet e dy shekujve te fundit.
 
    Gjate ketyre dy shekujve ka mbizoteruar mendimi se Epidamni dhe Dyrrahu formonin ne kohen antike nje qytet te vetem.Ky mendim eshte shprehur qe ne fund te shek XIX.Nga L. Hezley dhe H. Daumet.Keta dy autore ne rezultatet e misionit arkeologjik te Maqedonise, botuar ne Paris me 1876, pershkruajne edhe qytetin e Durresit.Sipas interpretimit qe u bejne burimive historike te kohes se lashte dhe materialeve arkeologjike te gjetura ne vend, arrijne ne perfundimin se Epidamni ishte i vendosur ne majen e kodres se Ullinjve, te qytetit te sotem te Durresit, kurse Dyrrahu ne breg te detit, afersisht ne vendin ku ndodhet sot porti i ketij qyteti.Per nje vendosje te tille ata kane parasysh se Epidamni i ndertuar si nje qytet i lashte bregdetar, ne maje te kodres ishte per nje periudhe i pa varur dhe me vone, atehere kur sistemi i i fortifikimit mori nje zhvillim edhe me te madh, ai mbetet si nje akropol i qytetit te riformuar.Bashkimi i dy pjeseve te qytetit mendojme se eshte bere ne fillim te shek V. para Krishtit, kohe ne te cilen, sipas tyre, qyteti nen emrin Epidamn arriti kulmin e madheshtise se tij.Ne fillim te shek XX. Prashniker e Shober i kundershtojne keto mendime dhe nder te tjera ata tentojne te provojne se qyteti grek sic e quajne Epidamn, u themelua jo ne maje te kodres por ne lindje te kurrizit te saj, dhe se limani i lashte  Dyrrahu u vendos ne pjesen e brendshme te gjirit te Durresit.Mendimet e shprehura, rreth problemeve historike dhe topografike te Epidamnit dhe Dyrahut jane shume te diskutueshme edhe per faktin se studimet dhe germimet arkeologjike qe jane bere keto 30 vitet e fundit ne Durres nuk kane dhene asgje te re qe te vertetojne teresisht identifikimin e qytetit te lashte te Epidamnit ne te njejtin truall me Dyrrahun, Durresin e sotem.Te nisur nga keto rrethana menduam se do te ishte i nevojshem qe ky problem me rendesi per historine e lashte te vendit tone te rimeret duke provuar drejtime dhe rruge te reja per te gjetur nje zgjidhje te drejte dhe me  mire te argumentuar.Per kete qellim ne kete punim parashtrojme per diskutim pikepamjet tona rreth problemeve historike e topografike lidhur me ekzistencen ne kohen e lashte te qytetit te Epidamnit si qytet i vecante nga Dyrrahu, dhe identifikimin e tij ne nje vend tjeter pak me larg se nga eshte menduar deri me sot.Duke u nisur nga fakti se deri tani keto mendime jane te pranueshme nga te gjithe ata qe shkruajne per probleme te ndryshme te historise se lashte ne shohim se ne shume raste konkluzionet e tyra dalin te gabuara dhe nuk perputhen me realitetin historik te ngjarjeve.


Copyrigh 2002 Durresi.iT